Lajm i mirë për personat që nuk kanë blerë ende biletë: Kompania del me njoftim zyrtar

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Kompania e cila është e autorizuar për shitjen e biletave të ndeshjes Kosovë-Angli, ‘tiks.app’, ka dalë me një njoftim, ku ka bërë të ditur se sot fillon shitja e biletave të mbetura.

Në një postim në Facebook, ‘tiks.app’ ka njoftuar se kanë qenë cak i sulmeve kibernetike dhe se për këtë janë njoftuar edhe organet kompetente.

Tutje ata kanë sulmuar mediat dhe disa persona që nuk kanë cekur emra se po e shfrytëzojnë situatën e krijuar dhe me publikime e materiale nxitese, po ndikojne që situata te tensionohet edhe më shumë.

Kompania ka thënë se kanë marrë shumë kërcënime dhe kanë bërë thirrje që mos të blejnë bileta në tregun e zi.

Ndërkaq sot gjatë ditës pritet që biletat e mbetura të lëshohen në shitje.

“Sot gjatë ditës, pas konsultimeve qe do te kemi me FFK dhe Policinë, do të vendoset për kohen (orën) e lëshimit të biletave të mbetura në sistemin online, për te cilën do të njoftoheni në vazhdim përmes faqes tonë ne facebook dhe Instagram”, ka njoftuar ‘tiks.app’.
Ndeshja Kosovë-Angli do të zhvillohet të dielën, më 17 nëntor me fillim nga ora 18:00, në ‘Fadil Vokrri’. Ndryshe, ndeshjen e parë Kosova do ta zhvillojë kundër Çekisë në Plzen më 14 nëntor, percjell gazetametro.

Më poshtë njoftimi i plotë nga ‘tiks.app’.

https://www.facebook.com/tiksapp/posts/566646810754044
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme