Ylli argjentinas kishte ndrydhur krahun në përballjen ndaj Sevillës, mirëpo që është rikthyer sot në stërvitje, përcjell “lajmi.net”.
Padyshim që ky është lajm i mirë për Barcelonën, pasi do mund të llogarisë në shërbimet e Messit në ndeshjen kthyese ndaj Interit.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë mungoi në fitoren spektakolare të katalonasëve ndaj Real Madridit, mirëpo ai ka konfirmuar sot se ndjehet mirë.