Dyshja e rëndësishme e ekipit, mesfushorët Toni Kroos dhe Luka Modric janë kthyer në stërvitje me skuadrën e Real Madridit.
Real Madridi dhe trajneri Zinedine Zidane kanë marr lajme të mira gjatë ditës së sotme.
Kjo pasi mesfushorët kryesor të skuadrës, Kroos dhe Modric janë rikthyen në trajnim të plotë gjatë të dielës.
Me vetëm 48 orë para udhëtimit të tyre te Paris Saint-Germain në ndeshjen kthyese të duelit të Ligës së Kampionëve , Zidane duhet të vendosë nëse ata do të jenë të aftë për të luajtur.
Të dy mesfushorët kanë qenë jashtë fushave për tri javë, me Modric që kishte një tendosje të klasës së parë në kofshën e tij dhe Kroos me një lëndim të gjurit.
Megjithatë, dyshja duket mirë dhe kanë stërvitur normalisht me skuadrën dhe mund të vihen në mendimet e Zidanes për ndeshjen në Parc des Princes.
Sikurse Kroos ashtu edhe Modric mund të luajnë ndaj PSG-së, por nuk dihet nëse do të jenë titullar.
Para disa ditësh në stërvitje u rikthye edhe Marcelo dhe Zidane pritet ta ketë skuadrën e kompletuar për ndeshjen kthyese ndaj PSG-së.