Mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri këtë edicion ka zhvilluar vetëm 11 minuta lojë në Premier Ligë me Liverpoolin.
Ka disa javë që reprezentuesi i Zvicrës është i lënduar dhe pritet që të kthehet muajin e ardhshëm.
Por ajo që mund ta gëzojë Shaqirin është sistemi i ri i lojës që trajneri Jurgen Klopp është duke e aplikuar.
Kundër Manchester Unitedit ishte ndeshja e 4-të rresht që gjermani luajti me sistemin 4-2-3-1, dhe jo 4-3-3 siç është paraqitur gjithmonë.
Mediumi “LiverpoolEcho” shkruan se kjo do të thotë që Shaqiri mund të ketë shumë më tepër minutazh te skuadra e Liverpoolit.