Gjatë verës së këtij viti pritet të dihet përfundimisht nëse ish-ylli anglez do të bëhet pjesë e stafit të Bluve.
Chelsea do të vendos Lampardin në stafin e menaxherit të ri i cili do të jetë zëvendësuesi i Antonio Contes. Menaxheri pastaj do të jetë i ngarkuar me udhëzimin dhe trajnimin e Lampardit për t’u bërë menaxher i ardhshëm i Bluve.
Lampard ka refuzuar ofertat nga MK Dons dhe Oxford United në mënyrë që të vazhdojë të përfundojë licencat e tij të stërvitjes. Por, një ofertë nga klubi që ai e do mund të jetë shumë e mirë dhe e vështirë për tu refuzuar për 39-vjeçarin, përcjell “Albeu.com”.
Gjatë verës së këtij viti pritet të dihet përfundimisht nëse ish-ylli anglez do të bëhet pjesë e stafit të Bluve.
Kjo strategji do të jetë e njëjtë me atë që përdori Reali me Zidanen, ku fillimisht ishte asistent i Ançelottit, më pas trajner i të rinjve derisa mori drejtimin e Realit të Madridit.