Frank Lampard u bë trajneri i parë i Chelseat në histori që pësoi disfatë në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve, pasi që skuadra e tij pësoi humbje me rezultat 1:0 kundër Valencias, të martën.
Ndeshja e Grupit H në “Stamford Bridge” ishte pa gola deri kur sulmuesi i Valencias, Rodrigo, e shfrytëzoi një gjuajtje të lirë në minutën e 74-të të ndeshjes për ta dërguar në epërsi skuadrën mysafire.
Chelsea e pati një rast të artë për ta barazuar rezultatin në minutën e 87-të, mirëpo Ross Barkley, që ishte inkuadruar në lojë nga stoli, e humbi penalltinë dhe kështu u vulos disfata për klubin londinez.
Barkley ishte anglezi i parë që e mori për detyrë gjuajtjen e një penalltie për Chelsean që prej prill të viti 2014, kur Lampardi e kishte marrë këtë përgjegjësi në ndeshjen kundër Stoke Cityt. Që të dy i humbën këto penallti.
Disfata e mbrëmshme bëri që Lampardi të bëhet trajneri i parë, prej 11 deri më tash, që kanë pësuar disfatë në debutimin e tyre të Ligën e Kampionëve me klubin angleze. Dhjetë prej këtyre 11 trajnerëve kishin fituar, ndërsa Gianluca Vialli kishte barazuar në ndeshjen e tij të parë në garën evropiane në vitin 1999.