Antonio Conte do të largohet në fund të këtij sezoni nga Chelsea, për të kaluar në Francë te skuadra e PSG.
Trajneri italian, Antonio Conte rrezikon shkarkimin në fund të këtij sezoni, pas rezultateve të dobëta në Premierligë dhe eliminimit të hershëm nga Liga e Kampionëve.
Sipas Sport Illustrated, italiani është shumë pranë marrëveshjes me gjigantin francez, PSG.
Presidenti Nasser al Khelaifi është fans i italianit, pasi beson se ai mund të drejtojë skuadrën e tij të yjeve drejt triumfit në Ligën e Kampionëve.
Conte do të zëvendësonte trajnerin Unai Emery, që do të largohet në fund të këtij sezoni.