Philippe Coutinho ka vendosur të protestojë, për ta kompletuar kalimin e tij nga Liverpooli te Barcelona.
Coutinho ka vendosur të mbajë grevë te Liverpooli në mënyrë që ta detyrojë transferimin e tij te Barcelona, sipas gazetës spanjolle Sport, përcjell Insajderi
Sport pohon se Coutinho nuk do ta vesh më fanellën e Liverpoolit, pasi tashmë është i vendosur të transferohet në Barcelonë.
Coutinho u la jashtë skuadrës së Liverpoolit për ndeshjen e parë të vitit të ri ndaj Burnleyt, pasi ‘Nike’ kishet publikuar një njoftim ku thuhej se ai do të jetë futbollist i Barcelonës.
25-vjeçari mund të transferohet në ‘Camp Nou’ në janar, pasi kishte dështuar transferimi i tij në afatin kalimtar të verës.
Mesfushori verën e kaluar kishte kërkuar largimin nga klubi para fillimit të sezonit, dhe nuk kishte luajtur me Liverpoolin deri në mbylljen e afatit kalimtar.
Gazeta spanjolle mëson se Klopp është duke përgatitur skuadrën pa Coutinhon në ndeshjet e radhës ndaj Evertonit dhe Manchester City.
Don Balon ka raportuar se marrëveshja mund të arrihet në ditët në vijim dhe se Coutinho mund të prezantohet këtë javë si lojtar i Barcelonës.