Është lansuar faza e dytë e Projektit “Lidhja e edukimit dhe trajnimit me nevojat e tregut të punës”.
Në ngjarjen e organizuar me këtë rast, merrnin pjesë ministri Inovacionit dhe Ndërrmarësisë, Besim Beqaj; ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka; ministri i Arsimit, Shyqeri Bytyqi; shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova; e përfaqësues të shumtë nga komuniteti i shkencës, donatorëve dhe ekonomisë.
Në fjalën e tij, ministri Beqaj ka theksuar rëndësinë e investimit në rritjen e kapaciteteve profesionale të fuqisë punëtore, si dhe rolin e inovacionit, rinisë dhe ekonomisë digjitale në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, për më tepër në javën evropiane për zhvillim ekonomik.
“Pa dyshim potenciali ekziston dhe jemi të përkushtuar t’i japim drejtimin e duhur”, ka thënë kreu i MIN-it, raporton Ekonomia Online.