Lansohet fushata 22-mujore “T’gjithë n’përfshirje”, synon ndërgjegjësimin për të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara

Prishtinë | 20 Sht 2023 | 12:44 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bashkimi Evropian dhe UNICEF-i kanë lansuar fushatën, e cila do të zgjasë 22 muaj, “T’gjithë n’përfshirje”, raporton Ekonomia Online. Fushata ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për barrierat me të cilat përballen fëmijët me aftësi të kufizuara dhe për të bërë thirrje për realizimin e plotë të të drejtave të tyre.

Në nisjen e fushatës në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë është bërë zbulimi i një instalacioni në formë lëmshi, që simbolizon sfidat e shumta dhe të ndërlidhura me të cilat përballen fëmijët me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Ai do të jetë i ekspozuar për një javë në qendër të Prishtinës, që të shërbejë si një platformë e dukshme dhe e fuqishme për prindërit dhe fëmijët për të kërkuar ndryshim dhe për ta promovuar përfshirjen brenda komuniteteve të tyre.

Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, tha se Qeveria është duke punuar që të i’u dal në ndihmë sa më shumë fëmijëve me nevoja të veçanta. Ajo kërkoi angazhim të të gjithëve në këtë drejtim.  

“Kjo nyjë mund të zgjidhet fal angazhimit dhe përkushtimin tonë. Ne si Qeveri do të duhet të përmbushim të gjitha të drejtat e sidomos fëmijëve. Por angazhimi duhet që të jetë edhe nga gjithë institucionet tjera”.

Përfaqësuesi i BE-së, Johannes Madsen, tha se BE-ja përkrah shumë projekte që prekin fëmijët. Ai me këtë rast ka ripërsëritur kërkesën e BE për shtensionim të situatës në veri, duke përmendur këtu edhe masat e vendosura nga unioni.

“Jam shumë i kënaqur që jam në gjendje të shohë ndikim e prekshëm të këtij projekti.  Në BE mbështesim shumë projekte. Siç e dini ligji për mbrojtjen e fëmijëve është miratuar por formimi i akteve nënligjore dhe zbatimi po vonojnë. Konsiderojmë që skemat financiare duhet të i’u përgjigjen nevojave të fëmijëve dhe tasteve sociale”.

“Duke marr parasysh këtë, BE-ja do të vazhdojë që të mbështes përpjekjet institucionale. Këtu do të doja të theksoja punë e UNICEF. Situata aktuale politike na bënë thirrje që të fokusohemi në shtensionimin e situatës në veri. BE-ja ka miratuar një varg masash për të pezulluar shërbimet financiare në Kosovë. Ky është një hap pas në asistencën tonë familjare, ato do të rifillojnë sapo qeveria te bëjë shtensionimin në  përputhje me rekomandimet e BE-së. Ne vërtet shpresojmë që mund ta lëmë këtë prapa së shpejti dhe të vazhdojmë me reformat që janë vendimtare për ta ofruar Kosovën më afër BE-së”, tha ai.

Ezra Kërveshi, kërkoi angazhim më të madh nga institucionet që t’u përmirësohet qasja dhe t’u jepen më shumë mundësi .

“Sfidat e mija si një vajzë me karrocë janë të shumta. Mungesa e qasjes në shkolla është shumë, pjesëmarrja ne kabinete mua më pa mundësohet për shkak të mos qasjes”.

“Mungesa tjetër është mungesa e . Unë i bashkohem kësaj kampanie për të kërkuar nga institucionet tona që na ndihmojnë. Ne kemi potencial dhe kemi shumë nevojë për kujdesin tuaj”, tha ajo.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, tha se si komuna po punojnë për përmirësimin e jetës për këta fëmije.

“Bashkëpunimi ynë më UNICFE na ndihmon që të krijojmë një platforme për këta fëmijë. Këta fëmijë përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të shoqërisë sonë. Kemi ndërtuar një qendër të re që do të jetë në shfrytëzim nga shoqatat e autizimit”, tha ai.

Drejtoresha e  Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman, bëri thirrje që të respektohen të drejtat dhe lirit e fëmijëve e sidomos atyre me nevoja të veçanta, raporton EO.

“Jam e kënaqur që jam sot me ju për promovimin e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuar. Jam mirënjohës për partneret tanë.  1 miliard njerëz kanë aftësi të kufizuar, pjesa më e madhe e tyre janë fëmije, jetojnë në çdo komunitet”.

“Çdo fëmije ka të dejtë të jetësoj, të arsimohet dhe të përfshihet.  Duhet të dëgjohemi dhe të përballemi me paragjykimet tona. Duhet ta dimë se me aftësi të kufizuar mund të jemi në çdo moment të jetës. Për ne që jemi prindër mendoni për fëmijët tuaj. Do të doja të përgëzoj nismën e fundit të autoriteteve kosovarë për të përfshirë të drejtat e personave me aftësi të kufizuar nga OKB për në Kushtetutën e Kosovës”.

Fushata, e cila do të zgjasë 22 muaj në 4 komuna dhe online në mbarë Kosovën, do të avokojë për të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara me fokus të veçantë në rritjen e qasshmërisë në hapësirat publike, zgjerimin e disponueshmërisë së shërbimeve cilësore gjithëpërfshirëse dhe luftimin e stigmës dhe diskriminimit ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre.

Fushata gjithashtu synon ta rrisë ndërgjegjësimin për Projektligjin për statusin dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, i cili do të jetë një reformë në Kosovë, nëse miratohet.

Të ngjashme