Lansohet sistemi elektronik për subvencione, synon të zvogëlojë korrupsionin

Prishtinë | 05 Sht 2017 | 10:31 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës dhe UNDP, përmes projektit Mbështetje Përpjekjeve Kundër Korrupsionit (SAEK II), kanë lansuar sistemin elektronik për menaxhimin e subvencioneve për kulturë, rini dhe sport, raporton Ekonomia Online.

Ky projekt ka për qëllim digjitalizimin e shërbimeve publike në mënyrë që të zvogëlohen ndikimet dhe korrupsioni në procedurat ekzistuese.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, ka thënë se ky projekt është i pari në Kosovë.

“Ky projekt është vazhdimësi i projekteve të digjitalizuar në Komunën e Prishtinës, i pari i këtij lloji në Kosovë “, ka thënë Nushi.

Kurse drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në këtë komunë, Besart Vllahinja, tha se sistemit elektronik do t’i mundësojë qytetarëve të marrin përgjigjej më të shpejta pasi të aplikojnë për subvencione.

Vllahija shtoi se këtë vit kanë planifikuara 260 mijë euro subvencione.

“Disa prej këtyre subvencioneve i janë ndarë “Dodona”dhe disa institucioneve të tjera kulturore. Subvencionet katër i takojnë sportit. Kjo platformë ka pasur vonesa sepse pjesëmarrja e komunitetit ka pasur kosto. Me këtë synojmë që të rritet transparenca e subvencioneve dhe përfitimet e tyre”, la thënë ai.

Ndërsa Albert Avdiu, menaxher i programit Ani-korrupsion në kuadër të UNDP-së, tha se kanë punuar ngushtë me komunën e Prishtinës në këtë aspekt duke e konsideruar këtë komunën si një partner kryesor në luftën kundër korrupsionit, raporton EO.

“Kjo nismë synon që të rris transparencën dhe llogaridhënien në nivel lokal për ofrimin e shërbimeve publike dhe krijimin e kushteve të nevojshme për qeverisje më pjesëmarrëse në nivel lokal. Komuna e Prishtinës ka qenë partneret e para dhe me këmbëngulësia për projektet e transparencës të cilat i subvencionon UNDP”, tha Avdiu.

Projekti SAEK II financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Daneze e Zhvillimit (DANIDA).

Të ngjashme