Kompania Lenovo ka lansuar smartfonin, Phab 2 Pro, e parë në botë me sistemin operativ të Googlet, Tango.
Ky smartfon tashmë është në dispozicion për blerje, por të gjitha porositë do të fillojnë të dërgohen brenda 4 deri 5 javë, shkruan në uebfaqen zyrtare të kompanisë Lenovo.
Lenovo Phab 2 Pro është një smartfon i madh me ekran 6.4-inç Quad HD dhe vjen me bateri prej 4 mijë mAh.
Gjithashtu, Phab 2 Pro vjen me procesor Snapdragon 652, 4 gigabajt RAM memorie dhe 64 gigabajt memorie të brendshme.
Falë sistemit operativ të Googlet, Tango, ky smartfon ju mundëson të krijoni dhe ndërveproni me harta 3D të bëra në mjedise reale të botës.