Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) ka lansuar sot Udhëzuesin për Pjesëmarrjen e të Rinjve në Procese Zgjedhore dhe Politike të titulluar “Udhërrëfyesi i Superndryshuesve për Zhvillim të Komunitetit”.
Ky udhërrëfyes është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Me këtë rast është lansuar dhe edhe loja interaktive “Aktivomania”. (Kliko për të luajtur)
Jose Garzon nga USAID-i tha se kjo lojë ka për qëllim që të edukojë të rinjtë në lidhje me proceset zgjedhore dhe politike.
Garzon tha se USAID-i ka bërë punë të ndryshme për edukim të vazhdueshëm edhe në shkollimin parauniversitar.
“Gjysma e popullatës janë të moshës 18-vjeçare dhe ju dhe të merrni iniciativa që te promovoni të ardhmen e popullatës. Lidershipi në Kosovë është mesatarisht i moshës 38-vjeçare. Kosova si një vend i ri që është jep mundësi edhe për njerëzit e rijnë në qeverisje. Përgatituni të qeverisni, kapeni momentin dhe çastin e mundësive”, porositi ai.
Udhëzuesi i super ndryshimeve thotë që të gjithë qytetarët e Kosovës kanë të drejtë vote sapo të mbushin 18 vjeç. Përmes votimit në zgjedhje fuqia për të marrë vendime janë në një nivel të lart, që të jep mundësi të ndikosh drejtpërdrejtë në vendimet që merren për të gjithë Kosovën.
Alan Wall nga IFES ka ftuar të rinjtë që të bëhen pjesë aktive e proceseve zgjedhore dhe e politikës.
Pjesëmarrës në takim ishin dhe përfaqësues të organizatave të të rinjve, të OJQ-ve të tjera, përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) e të organizatave të tjera që merren me zgjedhje.
Në Udhëzuesin e “super-ndryshimeve” theksohet se përmes votimit në zgjedhje rritet fuqia për të marrë vendime në një nivel të lartë, që të jep mundësi të ndikosh drejtpërdrejt në vendimet që merren për të gjithë Kosovën.