Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES), bën lansimin e Udhëzuesit për Pjesëmarrjen e të Rinjëve në Procese Zgjedhore dhe Politike të titulluar “Udhërrëfyesi i Superndryshuesve për Zhvillim të Komunitetit”.
Në këtë takim do të bëhet edhe lansimi i lojës interaktive Aktivomania. Kjo lojë ka për qëllim që të edukojë të rinjtë në lidhje me proceset zgjedhore dhe politike.
Ky udhërrëfyes është mundësuar nga përkrahja bujare e popullit amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Pjesëmarrës në këtë takim do të jenë përfaqësues të organizatave të të rinjve, OJQ, KQZ, PZAP, Organizatat Ndërkombëtare.