Kandidati për president të Barcelonës, Joan Laporta ka thënë se ai dëshiron që të shënohen sërish gjashtë gola ndaj Real Madridit në El Clasico.
Laporta i referohet periudhës kur Blaugranasit fituan 6-2 kundër Los Blancos në Santiago Bernabeu në maj të vitit 2009, atëherë kur skuadra e Pep Guardiolës kishte fituar tripletën dhe kandidati ishte në atë kohë president.
“Dua ta shoh sërish Barcelonën duke shënuar gjashtë gola kundër Real Madridit”, ka thënë ai për El Mundo Deportivon.
Laporta ishte president i klubit katalunas nga viti 2003 deri më 2010, në pjesën më të ndritur të historisë së skuadrës.
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona do të mbahen më 24 janar, aty ku do të përcaktohet se kush do të jetë president i klubit.
Kujtojmë se Josep Maria Bartomeu dha dorëheqje nga posti, pas katrahurës që u shkaktua në klub gjatë verës dhe Lionel Messi që e kërkonte largimin. /Telegrafi