Laporta, jep një mesazh optimizmi për të ardhmen e klubit.
Gjërat nuk kanë shkuar mirë për Barçën kohët e fundit, por Laporta beson se, pavarësisht gjithçkaje, duke i besuar procesit dhe idealeve të tyre, ditët më të mira do të jenë afër.
“La Masia” është rruga dhe stili ynë i lojës është thelbësor. Atë stil të mirëfilltë dhe të njohur, që asnjë ekip tjetër në botë nuk e ka, nëse mund ta bëjmë të pajtueshëm me teknikat sportive, me performancë të lartë, do të jemi në një nivel tjetër. Kështu do të jemi të pakonkurrueshëm.”
Presidenti foli gjithashtu për Ansu Fatin, shpresën e së ardhmes.
“Ansu Fati përfaqëson shpresat dhe ëndrrat, më pëlqeu mënyra sesi u kthye në aksion dhe mirënjohja që kishte ndaj stafit mjekësor të klubit dhe familjes së tij. Jemi ende duke e njohur personalitetin e tij. Ai e donte fanellën me nr.10 dhe kërkoi lejen e kapitenëve, kjo tregon përulësinë e tij. Me kthimin e Ansu Fatit, Dembelesë dhe Sergio Agueros, do të fillojmë të shohim një ekip gjithnjë e më konkurrues.”