Laporta motivon skuadrën para ndeshjes me PSG-në, takohet me Messin

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Joan Laporta është presidenti i ri i Barcelonës. Si presidenti i klubit për herë të parë do të ulet në stadiumin e ‘Parc des Princes’, kur PSG të presë Barcelonën.

I motivuar që sërish është në krye të klubit që e do, ai ka udhëtuar bashkë me futbollistët dhe gjithë stafin për në Paris, ku tashmë ka arritur ekipi i Ronald Koeman.

Laporta u përshëndet në aeroport me shumë futbollistë dhe natyrisht që ra në sy thjeshtësia e tij dhe afërsia e lojtarëve që do të kenë me presidentin për çdo pakënaqësi apo hall.

Ai u takua edhe me Messin, normalisht, njeriun e momentit dhe me të cilin Laporte do të ketë shumë punë nga tani e deri në qershor, për ta bindur që të heq dorë nga ideja e braktisjes së klubit dhe t’i varë atletet në Barcelonë.

Laporte do të jetë në mbështetje të ekipit në Francë me shpresën që ta shijojë një natë magjike, edhe pse do të jetë shumë e vështirë.

Të ngjashme