Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka reaguar sërish përmes një videoje, pasi skuadra nuk po arri rezultatet e duhura në javët e fundit.
Barcelona ka vuajtur shumë këtë verë shkaku i borxheve të mëdha, por edhe rezultatet e dobëta në ndeshjet e fundit janë një arsye që Laporta të mos fshihet.
Ai në një video të postuar edhe te faqja zyrtare e klubit, ka falënderuar tifozët për mbështetjen, derisa thotë se e di si ta tejkalojë situatën.
“Faleminderit për mbështetjen e skuadrës tonë. Kërkojë që të vazhdoni kështu”.
“Ne e dimë se çfarë duhet të bëhet që të gjendet zgjedhja në këtë situatë”, deklaroi ai.
Barcelona momentalisht renditët në pozitën e shtatë në tabelë me tetë pikë, derisa pas dy ditëve përballen me Cadizin. /Telegrafi/