Apple sjell laptopin me dy risi (Video)

Prishtinë | 31 Tet 2016 | 21:30 | Nga

Laptopi më i ri i Apple vjen me disa ndryshime nga paraardhësi i tij. Ai është më i hollë, më i lehtë si dhe ka disa ndryshime në tastierë.

Ekrani i MacBook Pro ndryshe nga krijimet e tjera do të jetë i ndërtuar tek tastiera por mbështetet tek funksionet kryesore ashtu sikurse dhe në laptopët e parë. Kompania mendoi se ‘’Touch Bar’’, shiriti me prekje do të përfshijë gjurmët e gishtave që do të thotë se njerëzit mund ta hapi laptopin vetëm me një prekje gishti.

Gjithashtu laptopi do të ketë edhe “secure enslave” që është prezent tek iPhonët ose iPadët. Kjo veti do të thotë se të gjitha të dhënat tuaja janë të sigurta dhe se askush nuk mund të ketë akses në laptopin tuaj nëse sensori i nuk e njeh gjurmën tuaj të gishtit.

Versioni MacBook Pro ku përfshihet “Touch Bar” fillon nga 1799 $, ndërsa ai me versionin tradicional 1499 $.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme