Largimi i programeve shqip, del me sqarim platforma e njohur shqiptare

Prishtinë | 04 Jan 2024 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Numër i madh i qytetarëve që kanë kontrata me kompanitë për distribuimin e programeve televizive, janë përballur me largim të televizioneve që transmetohen nga platforma DigitAlb.

Pos televizioneve, në platformat e kompanive kosovare, kanë munguar edhe kanalet sportive dhe të ligave më të njohura evropiane, të cilat përcillen shumë në vendin tonë.

Pavarësisht ankesave, asnjëra nga platformat televizive në Kosovë nuk kishte marrë mundin të dilte me një sqarim për klientët e saj dhe të tregonte se ku në fakt qëndron problemi.

Këtë rrugë e ka ndjekur kompania DigitAlb nga Shqipëria.

Përmes një sqarimi të publikuar, kjo kompani që operon edhe në tregun e Kosovës që 20 vjet, ka bërë të ditur se mungesa e kanaleve të saj në platformat kosovare, lidhet me skadimin e kontratave.

“Nisur nga spekulimet e ditëve të fundit, DigitAlb deklaron se është i hapur për bashkëpunim dhe distribucion të kanaleve televizive kundrejt të gjitha Platformave Televizive dhe të Telekomunikacionit në Republikën e Kosovës, në mënyrë që i gjithë publiku në Kosovë të ketë qasje. Kompania po punon në këtë drejtim dhe të gjithë operatorët e interesuar nga Kosova janë të ftuar të lidhin marrëveshje me DigitAlb për këtë qëllim”, thuhet në sqarimin e publikuar.

Të ngjashme