Largimi i Xhakës drejt Herthas varet nga Arteta

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Granit Xhaka është pajtuar që të kalojë te Hertha Berlini në afatin kalimtar të janarit, por një largim i tij prej Arsenalit varet nga trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta, raporton “The Independent”.

Klubi gjerman tashmë ka arritur marrëveshje me lojtarin dhe raportohet se lojtari fillimisht do të huazohet e më pas gjatë verës do të kompletohet transferimi i tij.

Por fjalën e fundit, sipas raportimit, do ta thotë Arteta, e që është shprehur publikisht si admirues i reprezentuesit të Zvicrës.

Xhaka ka shprehur dëshirën për largim që kur pati një përplasje me tifozët e klubit në muajin nëntor, gjë që çoi edhe në heqjen e shiritit të kapitenit nga ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme