20 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga komuniteti serb kanë lënë punën, pas presioneve dhe kërcënimeve të Beogradit.
Televizioni serb TV Most raporton se 20 serbë, që ishin pjesë e FSK’së, kanë kërkuar t’u ndërpritet kontrata dhe menjëherë janë larguar nga vendi i tyre i punës.
Për largime të serbëve nga FSK, nuk ka folur akoma as Ministri i FSK’së dhe as Qeveria e Kosovës.
Ky largim bën bujë pasi para dy ditëve edhe 8 pjesëtarë të tjerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të nacionalitetit serb, kanë kërkuar ndërprerjen e kontratave.