Largohen kiosqet që nuk janë në përdorim në Prishtinë

Prishtinë | 22 Qer 2019 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka nisur largimin e kiosqeve që nuk janë në përdorim dhe të cilat janë të vendosura në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, i cili ka shkruar në Facebook se po largohen kiosqet e vjetra të zbrazëta.

“Nëse ka të tilla në lagjet e juaja, ju lutem që ti lajmëroni në 080012233”, ka shkruar ai.

Përndryshe, këto kiosqe të cilat Ahmeti i quan të vjetra, ka raste që asnjëherë nuk janë përdorur që nga vendosja e tyre, para disa vite.


“Po largohen kiosqet e vjetra të zbrazëta. Nëse ka të tilla në lagjet e juaja, ju lutem që ti lajmëroni në 080012233. #prishtina #kiosqet #mobileria #urbane” ka shkruar Ahmeti

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme