Gjatë ditës së sotme janë larguar rrethojat në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Ahmeti ka shkruar se prej që ka marr komuna nën menaxhim Stacionin kanë zbuluar shumë parregullsi.
“Para disa muajsh kemi marr në qeverisje Stacionin e Autobusëve. Kemi zbuluar shumë parregullsi, kemi rritur të hyrat dhe kemi larguar pagesat për udhëtarët dhe kemi arritur marrëveshje me shoqatën e transportuesve. Sot po i largojmë rrethojat e panevojshme”, ka shkruar Ahmeti.