Alex Sandro nuk po gjen një mes me Juvetnusit për kontratën e re, andaj ka vendosur të largohet.
Mbrojtësi brazilian kërkon më shumë se pesë milionë euro në sezon, ndërsa ‘Zonja e Vjetër’ nuk po i ofron më shumë se katër milionë, pasi ai aktualisht fiton 2.5 milionë në sezon.
Kështu, Alex Sandro dëshiron të largohet nga Juventus qysh në afatin e janarit, ndërsa shumë skuadra janë vënë në alarm.
Manchester United, Chelsea dhe PSG, janë të interesuar në transferimin e brazilianit.
Juventus do ta lejojë largimin e tij, vetëm nëse njëra prej tyre ofron mbi 80 milionë euro për shërbimet e tij.