Largoni stresin me këto veprime të thjeshta

Prishtinë | 14 Qer 2023 | 22:39 | Nga Ekonomia Online

Stresi është një gjendje pakëndshme e zgjimit emocional dhe fiziologjik që njerëzit provojnë në situata që ata i perceptojnë si të rrezikshme apo kërcënuese për mirëqenien e tyre. Në përgjithësi stresi, nuk merret si problem shumë serioz, por ka raste kur ai mund të pengojë aktivitetin tonë të përditshëm dhe të ndërhyjë tek gjendja shëndetësore.
Duke ndjekur këto 6 teknika për vetëm 20 minuta në ditë për pak javë, do të mund të rifreskoni të gjithë sistemin imunitar dhe e bëni trupin më pak të ndjeshëm ndaj hormoneve të stresit.

1 minutë: Merrni frymë thellë
Kur jemi të stresuar, priremi të marrim frymë shumë cekët ose ta mbajmë atë. Frymëmarrjet e thella, nga diafragma, rrisin nivelin e oksigjenit dhe krijojnë një ndjesi qetësie. Për t’u siguruar që po merrni frymë nga diafragma (jo nga gjoksi), vendosni njërën dorë rreth 3 cm larg kërthizës dhe, ndërkohë që merrni frymë, barku duhet të zgjerohet me rreth 3 cm.

2 minuta: Konsumoni (pak) çokollatë
Një studim i publikuar tek “Journal of Proteome Research” ka zbuluar se konsumimi i një çokollate të zezë (40 gramë) në ditë për 2 javë ndihmon për të ulur hormonet e stresit tek njerëzit.

3 minuta: Picërroni sytë tek një foto me flokë dëbore
…ose me guaska, gjethe fieri apo me shkreptima. Të gjitha këto ofrojnë pamje vijëzuese që ndihmojnë për t’u qetësuar mendërisht. Gjatë një studimi të kryer nga Universiteti Oregon, njerëzit që bënë një pushim të  shkurtër nga detyra që u ishte lënë për të parë këto pamje, nivelet e stresit u ulin me 44% krahasuar me ata që panë imazhe të kontrolluara.

10 minuta: Filloni të bëni punime artizanale (me shtiza)
Studimet kanë treguar se arti dhe veprat artizanale ndihmojnë për t’u qetësuar njerëzit që duhet të kujdesen për të afërmit e tyre që janë prekur nga kanceri. Nëse nuk dini të punoni me shtiza, atëherë filloni të pikturoni apo ngjyrosni çfarëdo të mundni.

15 minuta: Pini çaj
Çaji jeshil përmban aminoacidin theanine, që promovon ndjesinë e relaksim, Kamomili lehtëson gjithashtu lehtëson simptomat e ankthit. Edhe përbërësit tek çaji i zi mund të ndikojnë tek neurotransmetuesit në tru. Sipas një studimi të publikuar tek ‘Psychopharmacolo’, njerëzit që konsumuan 4 filxhanë me çaj për 6 ditë kishin nivele më të ulëta të kortizolit pas një ngjarjeje stresuese.

20 minuta: Bëni një shëtitje
Shëtitja në park ndihmon në rritjen e niveleve të norepinefrinës, një përbërës kimik që ndihmon trurin të përballojë stresin. Ndërsa aktiviteti fizik në ambient të hapur rrit humorin dhe energjinë e një personi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme