Para pak minutash është liruar nga burgu ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Latif Gashi.
Indeksonline ka siguruar fotografinë e parë pas lirimit ku Lata shihet në përqafim të familjes së tij.
Latif Gashi pati hyrë në burg më 14 mars të këtij viti.
Ai hoqi dorë vullnetarisht nga posti i deputetit pasi Gjykata e Apelit vërtetoi dënimin me gjashtë vjet për veprën penale të krimeve gjatë luftës së fundit në vend.
Gashi pati deklaruar se është duke e kryer një obligim pasi i detyrohet ligjit, duke vlerësuar se drejtësia e UNMIK-ut dhe EULEX-it kanë shkelur çdo konventë ndërkombëtare në raport me procesin gjyqësor ndaj “Grupit të Llapit”.