Latifi në Komisionin për Shëndetësi: 44.7% e popullsisë janë vaksinuar – Shqetësuese mbetet stafi i infektuar

Prishtinë | 26 Jan 2022 | 12:33 | Nga Leonora Kolukaj

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19, raporton Ekonomia Online.

Ministri Latifi tha se siç javët e fundit ka pas ngritje të vazhduar të infektuarve nga varianti Omicron, ai tha se kjo nuk është e re as e papritur pasi po ndodh edhe në botë.

“Numri i atyre që kërkojmë në spitale edhe është i ulët dhe i menaxhueshëm ne jemi në vlerësim në çdo orë situatën e përgjithshme kapacitetet humane dhe infrastruktorën spitalore të atyrë që kërkojnë ndihmë në spital”, u shpreh Latifi.

Latifi tha se stafi shëndetësorë ka bërë një punë të shkëlqyeshëm

“Ne jemi në mes të listës, më dallim i theksuar është edhe me numrin e testeve që po i bëjmë, në rajon radhitet e dyta me numrin e testeve dhe detektimin e rasteve”

“Sipas të dhënave të SHSKUK janë në trajtim 167 pacientë, 132 janë me Covid-19, ndërsa dy të tjera janë pacientë në Kujdesin Intenziv”, tha ai.

Latifi për vaksinat tha se deri më tash janë 1.7 milion doza të vaksinave.

“Me dy doza janë vaksinuar 44.7% e popullsisë”, tha ai.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj tha se ka shqetësime vendet e rajonin një muaj para Kosovës kanë detektuar rastet me Omricon.

“Kisha dasht që kjo të jetë hera e fundit që pasi të merren masat të ngritët shqetësimi. Të gjitha vendet e rajonit kanë qenë me Omricon një muaj para neve. Shumë shqetësohen për shkak se ju e dini që pas ditës peste paraqiten ndërlikimet, dhe mbi 80 për qind të rasteve i kemi aktive dhe i kemi identifikuar në 5 ditët e fundit”, tha ai.

Dreshaj tha se shqetësuese mbetet numri i lartë i stafit të infektuar.

“Tetë mjekë dhe nëntë infermierë janë të infektuar me Covid-19. Dje isha në Klinikë dhe bëra vizitën ka filluar një relaksim pak kush me doreza, e herë mbajnë herr nuk mbajnë maska, as alkool nuk ka për dezinfektim, dhe nuk është situatë normale. Nëse vazhdon një trend i tillë kemi me mbet pa staf bash në kohën kur na nevojiten më së shumti”, ka thënë Dreshaj.

Dreshaj tha se punëtorët shëndetësorë po brengosen edhe për paga, ai shtoi se duhet të almundsojnë që të jenë të përkushtuar me punën me pacienta, e të mos mendojnë për punë shtesë që të mos bëhen në lypsarë të pagës.

Të ngjashme