Latifi prezanton punën një vjeçare para qytetarëve të Rahovecit

Prishtinë | 23 Dhj 2019 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Bazuar në nenin 68, paragrafi 1 të Ligjit për Vetëqeverisje lokale Nr.03/L-040, në bazë të neneve 23,25 dhe 25 të Statutit të Komunës së Rahovecit  Nr.1005, i datës: 29.03.2019, nenit 7 te Rregullores Komunale për Transparencë Nr.03/2019, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, sot në sallën e kuvendit komunal të Rahovecit, ka mbajtur debatin e dytë publik me qytetarë për punën njëvjeçare të qeverisë komunale për vitin 2019.

Në fillim të debatit, kryetari Latifi ka prezantuar përmes video projektorit raportin e punës për vitin 2019, projektet dhe të arriturat e qeverisë komunale, duke thënë gjatë këtij viti janë bërë investime në të gjitha fushat me theks të veçantë aty ku ka pasur nevojë më shumë aty edhe investimi është bërë me kohë.

“Duhet cekur se komuna për herë të parë nga buxheti i saj ka i ka ndihmuar fermerët me mekanizëm bujqësor dhe stalla të vogla. Sigurisht që ka shumë projekte që janë në realizim e sipër e të cilët ju çdo ditë edhe i shihni e të cilat janë në të mirë të gjithë qytetarëve të komunës, pa ndonjë dallim, projekte që janë në interes të qytetarëve bazuar edhe në kërkesat që i pranojmë do të ketë edhe gjatë vitit 2020”, ka thënë gjatë prezantimit të raportit të punës kryetari Latifi.

Qytetarët e pranishëm në debat, falënderuan kryetarin Latifi, për angazhimet e treguara në realizim të projekteve të shumta dhe për përkujdesjen e treguar gjatë gjithë vitit ndaj të gjithë qytetarëve të komunës dhe shtruan edhe disa pyetje. Të gjitha pyetjet e bëra nga qytetarët, përgjigjet i kanë marrë nga kryetari komunë, Smajl Latifi.

Në fund të debatit, kryetari u ka dhënë mirënjohje të gjithë kryetarëve të lagjeve dhe fshatrave, Kryqit të Kuq, Grupit Joformal të Grave, QKMF “Dr.Fahredin Hoti”, SHL Kosova, SHPG Hareja në Rahovec dhe familje të cilët kanë strehuar familjar të prekur nga tërmeti në Shqipëri, me motivacionin” Për kontributin  dhe gatishmërinë tuaj ndaj qytetarëve që ju përfaqësoni dhe solidaritetin që treguat ndaj bashkëkombësve tanë të prekur nga tërmeti’’.

Gjithashtu, kryetari Latifi i ka informuar të pranishmit në debat se zyrtarët përgjegjës do të publikojnë në uebfaqe zyrtare raporti i punës së qeverisë komunale për vitin 2019 dhe se sot do të dal në diskutim publik edhe Plani i punës së qeverisë komunale për vitin 2020, për këtë fundit kryetari ka kërkuar që të japin vërejtje dhe sugjerime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme