Blerim Latifi, filozof me profesion dhe analist i përhershëm në T7, ka publikuar një shkrim relativisht të shkurtër, në të cilin ka bërë një propozim në lidhje me Asociacionin.
Në shkrimin e tij, z. Latifi ka propozuar mbajtjen e referendumit për Asociacionin. E gjithë kjo, pasi, sipas tij, “puna e Asociacionit është kthy në një nyje të vërtetë gordiane”.
Profile të figurave publike / Profil: Blerim Latifi – analisti filozof, që e “do” Kanunin teksa flet për Platonin
“A ka rrugëdalje nga ky ngërç, i cili nëse vazhdon gjatë mund të na shkaktojë dëme të pariparueshme si shtet?
Mbase duhet të mendohet një rrugë e ndryshme prej atyre të shqyrtuara deri me tani: referendumi.
Mblidhet kuvendi, e miraton ligjin për referendum dhe populli pastaj le ta thotë vullnetin e tij për këtë çështje.
Kur politikanët nuk vendosin dot në emër të popullit, duhet që vetë populli ta bëj këtë gjë.” – shkroi ai.