Kanë ardhur fitoret e para të ekipit olimpik të të rinjve të Kosovës, që po marrin pjesë në Festivalin Olimpik Evropian “Gyor 2017”.
Është garuesja, Laura Fazliu, e cila ka shënuar dy fitore radhazi për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të kategorisë deri në 63 kilogramë.
Ajo tani është një fitore larg sigurimit të medaljes, që do të ishte e para për Kosovën në një Festival të tillë Olimpik (EYOF).
Fazliu rrethin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin mposhti italianen, Elisa Toniolo. Më pas, në çerekfinale triumfoi ndaj garueses nga Luksemburgu, Anetta Mosr. Në gjysmëfinale takohet gjatë ditës me gjeorgjianen, Mariam Tchanturia.
Garuesi tjetër i ekipit tonë olimpik, Arbër Kullashi, pësoi humbje në rrethin e parë nga hungarezi GergelyNerpel. Më pas ai u takua në repesazh me serbin, Dimitrije Nedeljkovic, nga i cili humbi në sekondat e fundit.
Të dy garuesit e kanë përkrahjen e fuqishme të ekipit olimpik të Kosovës që ndodhen në tribuna.
Të premten garon edhe Shpati Zekaj në kategorinë deri në 90 kilogramë.