Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka fituar medalje të argjendtë në kampionatin evropian për juniorë që po mbahet në Kroaci.
Fazliu në finale të kategorisë deri 63 kilogramë pësoi nga çekja Renata Zachova. Zachova realizoi gjuajtje për Ippon në kohën shtesë.
Xhudistja çeke është përgatitur edhe në Kosovë për Evropian.
Për Fazliun është hap para në karrierë vendi i dytë në Evropian. Ajo vjet ishte e treta në Evropë për juniore, ndërsa kishte fituar edhe medalje të bronztë botërore.
Fazliu mposhti azerbajxhanasen Sudaba Aghayeva, francezen Rania Drid dhe serben Anja Obradoviq.