Lautaro Martinez raportohet se ka refuzuar një ofertë me vlerë rreth 240 milionë euro nga një klub nga Arabia Saudite, për të qëndruar Interi.
Të premten u raportuar se sulmuesi argjentinas kishte marrë një ofertë për kontratë katër-vjeçare nga një klub saudit, emri i të cilit nuk u zbulua.
Oferta thuhet se me vlerë prej 60 milionë eurosh neto në sezon, një pagë 10 herë më shumë se paga e tij aktuale.
25-vjeçari, i cili ka edhe tre vite kontratë me Interin, është një prej futbollistëve kryesorë te “zikaltërit” dhe pritet të emërohet kapiten i ri për sezonin e ardhshëm.
“La Gazzetta dello Sport” zbuloi se Martinez refuzoi ofertën fitimprurëse nga Arabia Saudite, duke mos dashur të largohet nga “Guiseppe Meazza”.
Interi e konsideron lojtarin si të pashitshëm dhe nuk do të dëgjojë asnjë ofertë nën 150 milionë euro, duke e bërë atë figurën qendrore në projekt.
Sezonin e kaluar, Lautaro Martinez shënoi 28 gola dhe dha 11 asistime në 57 paraqitje në të gjitha garat.