Lavdërohet puna e Agjencisë për Akreditim, kërkohet të mos ketë ndërhyrje politike

Prishtinë | 20 Tet 2022 | 11:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ka vizituar Agjencinë e Kosovës për Akreditim, për të uruar këtë institucion arsimor anëtarësimin në ENQA si anëtar i asocuar, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i ORCA-s, Rron Gjinovci, tha se është hera e parë që si shoqëri civile lavdërojnë një institucion arsimor.

Me këtë rast, Gjinovci ka kërkuar që mos të ketë më ndërhyrje nga politika.

“Siç ndodh rrallë organizatat e shoqërisë civile me lavdëruar një institucion, ne jemi të shtrënguar me bë këtë me Agjencinë e Kosovës për Akreditim, se është institucioni i arsimit të lartë që është i shkëlqyer për sa i përket kryerjes së detyrave të veta”.

“Kjo ka rezultuar me rikthimin e Kosovës në ENQA, pas ndërhyrjes së politikave në vitin 2018”, tha Gjinovci, teksa ka kërkuar që mos të ketë ndërhyrje të politikës në këtë institucion.

Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Hasnije Ilazi, e mirëpriti këtë vizitë duke u zotuar se do të vahzdojë punë që të bëhën anëtar me të drejta të plota në ENQA, raporton EO.

“Ka qenë një befasi e këndshme, nuk ka ndodh që me ardh njerëz dhe me na lavdëruar dhe kjo ka qenë hera e dytë, pas vlerësimit nga ENQA, e cila ka ardh në formë të anëtarësimit në këtë organizatë”, tha ajo.

“Për mua personalisht rruga për të ardhur deri këtu ka qenë e trasuar nga ORCA që ka bërë një punë e jashtëzakonshme dhe nga drejtori Naim Gashi, por që gjithmonë na nevojitet përkrahja edhe më e madhe, sepse jemi në gjysmë të rrugës për t’u anëtarësuar me të drejta të plota”, ka thënë Ilazi.

Të ngjashme