Sergei Lavrov, ministr i Jashtëm rus, në një konferencë për shtyp me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se Qendra Humanitare gjatë disa viteve të ekzistencës ndërmori operacione të rëndësishme, duke çminuar territor të gjerë, ka ndihmuar në zjarret dhe përmbytjet në rajon.
“Qendra humanitare ruso-serbe në Nish funksionon vetëm në kontekstin e mandatit humanitar, dhe nuk është e qartë se çfarë po bëjnë kolegët tanë amerikanë në Bondstill”, tha Sergei Lavrov.
“Asnjë synim nuk është fshehur prapa Qendrës. Kur lindin dyshime se me çka merren zyrtarët rusë dhe serbë, janë përfaqësuesit e atyre që dyshojnë, në këtë rast SHBA-së, që lirisht mund të vizitojnë Qendrën. Përfaqësuesi i SHBA-së ka mundur të bindet se Qendra merret ekskluzivisht me punë humanitare”, tha Ministri i Jashtëm rus në Beograd.
“Në të njëjtin rajon, në Kosovë, bazuar në vendimin e OKB-së, u krijua baza amerikane Bondstill. Ka dëshmi të shumta se nuk është e qartë se çfarë bëjnë homologët tanë amerikanë atje”, tha Lavrov.