Lavrov: Nuk ka propozim të ri për zgjidhjen e krizës në Siri

Prishtinë | 19 Pri 2017 | 15:58 | Nga

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, tha se nuk ka plan tjetër për zgjidhjen e krizës së Sirisë, përpos atij të miratuar në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në një konferencë për media të realizuar në Ahbazi, e cila shpalli pavarësinë e saj të një anshme nga Gjeorgjia, Lavrov, i është përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse në kuadër të vizitës së sekretarit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson në Moskë është biseduar për një plan që parasheh ndryshimin e regjimit në Siri.

Lavrov lidhur me këtë tha se me Tillerson kanë vlerësuar me detaje çështjen e Sirisë dhe shtoi se “Ne e kemi një plan për Sirinë, dhe ai është vendimi me numër 2254 i KS-OKB-së, ku theksohet se fati i Sirisë do të vendoset nga populli sirian. Besoj se nuk ka alternativë tjetër se sa aplikimi i këtij vendimi.”

Duke ritheksuar se sulmin kimik të regjimit në Han Shejhun të qytetit Idlib e shohin si një provokacion, Lavrov tha se “disa fuqi” në Siri po mundohen që të prodhojnë arsye artificiale për ndryshimin e regjimit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme