Lazio ka fituar thellë ndaj Spalit në xhiron e 11-të në Serie A.
Skuadra e Valon Berishës dhe Thomas Strakoshës fitoi 4 me 1 për tri pikët e radhës.
Ciro Immobile realizoi dy herë, ndërsa Cataldi e Parolo shënuan nga një gol për Lazion. Te mysafirët shënoi Antenucci.
Strakosha ishte në ndeshje nga minuta e parë, teksa Berisha zëvendësoi Milinkoviq Saviqin në minutën e 74-të.
Në tabelë, Lazio ka 21 pikë në pozitën e katërt, tri më shumë se Milani që është i pesti dhe katër më pak se Napoli e Interi në pozitat tre dhe dy.