Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, i ka kërkuar lojtarëve të pranojnë ulje të pagës për mars dhe prill, por ata nuk janë të bindur për këtë, shkruan “Il Messaggero”.
Kreu i Lazios ka biseduar me lojtarët për ulje të pagave, por kjo nuk është mirëpritur nga lojtarët. Lotito ka qëllime për ulje të pagave për muajt mars dhe prill dhe do të kërkojë një gjë të tillë edhe për maj e qershor, nëse Serie A nuk rifillon.
Lojtarët nuk e kanë mirëpritur këtë, por kapiteni Senad Luliq është ende në Zvicër, dhe pritet të vazhdojnë bisedimet.