Atalanta ka blerë përfundimisht portierin shqiptar Etrit Berishën.
Pas klubit bergamas, edhe skuadra e Lazios e ka konfirmuar lajmin përmes ueb-faqes zyrtare.
Berisha ishte i huazuar sezonin e kaluar tek Atalanta, ku këtë të fundit e kishte ndihmuar të fitojë një biletë për në Ligën e Evropës.
Theksojmë se për katër vjet Berisha ishte pjesë e Lazios, ku në të shumtën e kohës ishte në bankën rezervë.