Drejtuesit e skuuadrës së Lazios janë duke i rivalizuar ata të Romës dhe Sevillas për sulmuesin e krahut, kosovarin Xherdan Shaqirin. Kështu ka raportuar sajti italian i afërt me skuadrën nga Roma, “La Lazio Siamo Noi”.
Liverpooli verën e vitit të kaluar u kërkoi 25 milionë euro skuadrave të interesuara për ta blerë Shaqirin, ndërsa verën e këtij viti çmimi pritet të jetë më i ulët.
Shaqiri këtë edicion në 13 ndeshje në Premier League ka luajtur 520 minuta, por vetëm një herë ka luajtur 90 minuta.
Ai gjatë kësaj periudhe ka asistuar dy herë.
Shaqiri 29-vjeçar ka kontratë deri në qershor të vitit 2023, ndërsa Liverpoolit iu bashkua në verën e vitit 2018.