Lëvizja Vetëvendosje do t’i bashkohet listës së LDK-së. Këtë e kanë konfirmuar burime të Ekonomia Online brenda LDK-së.
Bëhet e të ditur se edhe pse ka skaduar afati për koalicione parazgjedhore, do të ndodhë vetëm bashkimi në listën e LDK-së.
Burimet e Ekonomia Online bëjnë të ditur se takimi mes dy partive është duke vazhduar dhe për këtë është shtyrë edhe konferenca për media e Lëvizjes Vetëvendosje e thirrur për ora 15:00.
Po ashtu mësohet se edhe kryeministri do të jetë nga Vetëvendosje.