Çdo marrëveshje e arritur nga dialogu në Bruksel kryesuar nga presidenti Hashim Thaçi është marrëveshje private e tij, tha Avdullah Hoti në një konferencë për medie të LDK-së.
Hoti tha se, sipas Kushtetutës, kuvendi është ai i cili e cakton kryenegociatorin e bisedimeve me Serbinë, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se Kuvendi i Kosovës nuk ka diskutuar për këtë pasi platforma e propozuar nga qeveria është tërhequr mbrapa.
“Dialogu është e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjet me Serbinë dhe dëshirojmë ta përshëndesim. Kuvendi nuk ka vendosur ende për këtë çështje pasi platforma është tërhequr nga qeveria, ndërsa platforma e vitit 2011 e delegon qeverinë”.
“LDK-ja nuk e mbështet presidentin që të zhvillojë dialogun me Serbinë. Ai nuk e përfaqëson vullnetin politik të Kosovës. LDK-ja si parti kryesore është e gatshme të marrë këtë proces të rëndësishëm për vendin, por këtë do ta marrim përmes votës së qytetarëve në zgjedhje. Çfarëdo marrëveshje që arrihet nga Thaçi nuk është valide”.