LDK në Zvicër shënoi 13-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Rugova

Prishtinë | 28 Jan 2019 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Në 13-vjetorin e vdekjes së presidentit historik, Ibrahim Rugova, LDK-ja Dega në Zvicër organizoi akademi përkujtimore.

Në emër të degës, këtë akademi e hapi kryetari i kësaj dege, Arif Baftiu.

Baftiu përshëndeti të pranishmit dhe foli për personalitetin e Presidentit Rugova, me theks të veçantë për përkrahjen, takimet dhe kontaktet që presidenti i pati me mërgatën.

Në emër të kryesisë dhe kryetarit Mustafa, foli sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri.

Beqiri përshëndeti të pranishmit dhe foli për biografinë e Presidentit Rugova, i cili u nda nga jeta para 13 vitesh.

Beqiri foli për një përkrahje të veçantë dhe përkushtimit të Presidentit Rugova për mërgatën, në veçanti për degën e Zvicrës.

Ai veçoi miqësinë që Rugova kishte krijuar me shumë politikanë e diplomatë botërorë.

Duke folur për mungesën që Rugova la në gjithë Kosovën, Beqiri përfundoi duke thënë se ishim me fat që jetuam në kohën e Rugovës.

Të pranishëm ishin edhe kryetari i degës së Kamenicës Shaip Surdulli, Salih Morina koordinator për degën e Zvicrës dhe Bahtir Kastrati kryetar i degës së LDK-së në Belgjikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme