Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka dënuar vrasjen e Oliver Ivanoviq.
Lidhja Demokratike e Kosovës, me shqetësim ka pranuar lajmin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në mëngjesin e sotëm në Mitrovicën e Veriut.
Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga organet përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet me qëllim të zbardhjes së këtij rasti.
Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon gjithashtu nga qytetarët e kësaj pjese që të bashkëpunojnë me organet kompetente të sigurisë dhe të drejtësisë me qëllim që autorët e këtij krimi të zbulohen, të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.