Ekonomia Online
FUNDIT

LDK dhe Lumiri po duket që po gabojnë

LDK dhe Lumiri po duket që po gabojnë

Me siguri z. Abdixhiku ka potencial dhe kapacitet dhe mjaft çka me i dhënë e me i ofru ende LDK-së në vitet e ardhshme, kjo nuk është aspak cështja. Problemi thelbësor janë rezultatet e tij dhe të partisë më 28 dhjetor, të cilat janë tepër të dobëta, në nivelin më të ulët historik. Nga ky […]

Me siguri z. Abdixhiku ka potencial dhe kapacitet dhe mjaft çka me i dhënë e me i ofru ende LDK-së në vitet e ardhshme, kjo nuk është aspak cështja. Problemi thelbësor janë rezultatet e tij dhe të partisë më 28 dhjetor, të cilat janë tepër të dobëta, në nivelin më të ulët historik.

Nga ky rezultat aktual i zgjedhjeve është jashtëzakonisht vështirë me frymëzu votuesin dhe me gjeneru një rikthim për LDK-në. Përpos rezultatit të 28 dhjetorit, i kemi edhe zgjedhjet lokale, Fushë Kosovën e Obiliqin, gjithashtu.

Ky është një problem struktural dhe nuk ka të bëjë me kapacitetet e kryetarit aktual, por me gjendjen e partisë dhe atë që nevojitet për ta rikthyer atë. Për me rikthy votuesin dhe me motivu votuesin e ri, duhet një fillim i ri teknik, një rimendim nga 28 dhjetori.

Prandaj, partia duket se po gabon, sepse LDK po mbetet me një plagë të hapur në periudhën e ardhshme, e gjithashtu mbase edhe me pasiguri.

Kundërshtarët e saj do të mund ta godasin në shumë aspekte dhe LDK do ta ketë vështirë të mbrohet e të frymëzojë kështu. Ndoshta edhe mundet, fundja, si dihet, por nuk po duket ashtu nga rezultati i 28 dhjetorit. Koha e tregon.

Të ngjashme