Partitë politike tashmë kanë marr ftesa nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, për një takim konsultativ për mbajtjen e seancës së parë konstituive për legjislacionin e VI në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Gjithsesi, edhe rreth 24 orë nga pranimi i ftesave, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje ende nuk dalë me një vendim zyrtar për pjesëmarrjen apo jo të tyre në këtë takim.
Haziri, gjatë një prononcimi për Telegrafin, nuk ka treguar qëndrimin e LDK-së rreth kësaj çështje.
“LDK-ja, gjatë ditës do të dalë me një qëndrim zyrtar rreth kësaj çështje”, ka qenë përgjigja e vetme e Hazirit.
E zëdhënësi i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti, në një prononcim për Telegrafin ka treguar se VV-ja ende nuk kanë marrë ndonjë vendim rreth kësaj çështje.
Edhe ai ka thënë se gjatë orëve në vazhdim pritet një vendim zyrtar i VV-së.
Ndryshe, takimi i organizuar nga presidenti Thaçi pritet të mbahet të hënën në orën 10:00, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.