Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka diskutuar sot rreth kandidatit për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet e 22 tetorit.
Kryetari i partisë, Isa Mustafa, tha se diskutuan për profile të ndryshme të kandidatëve dhe se përmendëm emra. “Diskutuam për ata kandidatë që janë të duhur për Prishtinën”, tha Mustafa, pa përmendur emra konkretë megjithë insistimin e gazetarëve.
Burime të Ekonomia Online nga takimi tregojnë se kandidatë potencialë janë Ismet Beqiri dhe Vjosa Osmani.
LDK, javën e kaluar, zyrtarizoi kandidatët në komunat të cilat aktualisht udhëheq. Mustafa bëri të ditur se nesër do të vendosin për Prizrenin.
Deri më tani, për kreun e kryeqytetin është zyrtarizuar vetëm kandidatura e Shpend Ahmetit nga Lëvizja Vetëvendosje; kurse Partia Demokratike pritet të garojë me kryetarin e Degës – Lirak Çelaj.
Të gjitha partitë duhet t’i dorëzojnë emrave e kandidatëve në KQZ deri të martën e ardhshme.