Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë për certifikim në KQZ. Arban Abrashi tha se lista e tyre është më e mira në këtë gare zgjedhore. “LDK dorëzoi listën, lista më e mirë në këtë garë zgjedhore, udhëhiqet nga Hoti, besoj që do të jetë një garë e ashpër, por LDK […]
LDK dorëzon listën e kandidatëve për deputetë, Abrashi optimist për fitore

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë për certifikim në KQZ.
Arban Abrashi tha se lista e tyre është më e mira në këtë gare zgjedhore.
“LDK dorëzoi listën, lista më e mirë në këtë garë zgjedhore, udhëhiqet nga Hoti, besoj që do të jetë një garë e ashpër, por LDK do del fituese. Së shpejti do të prezantojmë dhjetëshen e parë“, tha ai para mediave.











