Procesi i numërimit të votave të diasporës së Komunës së Dragashit ka përfunduar.
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka fituar përfundimisht Komunën e Dragashit.
Votat e diasporës ishin vendimtare për të përcaktuar kryetarin e ri të kësaj komune, i cili do të jetë Bexhet Xheladini i LDK-së me 470 vota; kurse kundërkandidati i tij Shaban Shabani i PDK-së ka marrë 173 vota.
Në bazë të rezultateve nga KQZ-ja, Shabani i PDK-së kishte marrë 5,739 vota apo 50.07%, ndërsa Xheladini i LDK-së 0 5,722 apo 49.93%.
Votimi për diasporë u përsërit pas parregullsive të shumta që u konstatuan në fletëvotimet e ardhura me postë.