Shtabi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, në konferencën e parë për media, ka prezantuar para publikut informatat e para për ecurinë e procesit zgjedhor.
Në emër të shtabit të degës së kësaj partie, Arbër Ismajli, ka konfirmuar se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë.
“Sipas komisionerëve dhe vëshguesve tanë në terren, deri tani nuk ka raportime për ndonjë parregullësi dhe procesi i mëngjesit është i bardhë. LDK apelon qytetarët e Gjilanit që të dalin në mënyrë masive e solemne dhe ta ushtojnë të drejtën e tyre me votë demokratike për të ardhmen e tyre”, ka thënë ai.
Kandidati për kryetar të kësaj komune nga kjo parti, Lutfi Haziri do të votojë në orën 9.45, në shkollën fillore “Abaz Ajeti”, transmeton Klan Kosova.